TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2023, 21:29

Ngjarje e rëndë në Kukës, gjendet pa shenja jete 31-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë në Kukës, gjendet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Pla, të Hasit, ku një i ri është gjendur i vdekur në banesë.

Familjarët kanë gjetur në banesë pa shenja jete shtetasin 31-vjeçar. Dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

"Më datë 15.10.2023, është gjetur i pajetë nga familjarët, në banesë, shtetasi, 31 vjeç, banues në fshatin Pla, Has, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje", njofton policia.

kukes 31-vjecari

Lini një Përgjigje