
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë këtë të diele, ku një person është plagosur me thikë.
Autoritetet kanë njoftuar se një shtetas 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi goditi me thikë një 37-vjeçar duke i shkaktuar plagë të rëndëa. Mësohet se ky i fundit është dërguar drejt Spitalit të Traumës ku po merr trajtimin nga mjekët.
Shkak i plagosjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i momentit, ku më pas është përshkallëzuar në përdorimin e armës së ftohtë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plot të shkaqeve të kësaj ngjarje.
Lini një Përgjigje