TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Tetor 2023, 13:21

Plagosja në Malësinë e Madhe, flet 17-vjeçari afgan: U sulmuam nga një grup shqiptarësh

Shkruar nga Pamfleti

Plagosja në Malësinë e Madhe, flet 17-vjeçari afgan: U

Tetë persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës, pasi dyshohen se kanë lidhje me ngjarjen e djeshme ku u plagos 17-vjeçari afgan në Malësinë e Madhe.

Katër shtetas afganë u sulmuan nga një grup shqiptarësh. Nga ky konflikt, mbeti i plagosur njëri prej afganëve, shtetasi me inicialet A.Z, 17 vjeç.

Fillimisht katër afganët e kanë pasur të vështirë të komunikojnë me policinë vendore të Shkodrës për shkak se nuk dinin asnjë gjuhë të huaj përveç gjuhës së tyre. Pas gjetjes së një përkthyesi, të rinjtë kanë deklaruar se janë sulmuar nga një grup shtetasish nga Shqipëria.

I plagosuri dhe tre shokët e tij mësohet se janë emigrant ilegalë të cilët po tentonin që të kalonin në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt Malit të Zi, me destinacion shtetet e BE-së.

Në këtë mënyrë kalimin e tyre e kanë marrë përsipër disa shtetas shqiptar të cilët dyshohet se nuk janë kuptuar shumë mirë për paratë që duhet të paguanin afganët dhe në këtë mënyrë i kanë sulmuar duke plagosur me armë njërin prej tyre.

Policia e Malësisë së Madhe dhe e Shkodrës mbërritën në vendngjarje duke nisur menjëherë hetimet. Në këtë mënyrë deri më tani është bërë shoqërimi i tetë personave, dëshmitarë dhe mes të cilëve edhe të dyshuar si autorë të plagosjes së 17-vjeçarit nga Afganistani.

plagosje malesi e madhe afgan

Lini një Përgjigje