
Ky është 29-vjeçari Klizjan Bajrami që tentoi të digjte në datën 12 tetor lokalin "Urgjenca Club", në afërsi të stadiumit "Selman Stërmasi" në Tiranë.
Bajrami u bind t’i vinte flakën lokalit vetëm në këmbim të 20 mijë lekëve.
I riu nga Tirana u porosit për të kryer djegien nga 24-vjeçari Redi Balla person i njohur nga policia për shkak të një ngjarjeje të regjistruar në tetor të vitit 2021.
Balla i shpëtoi atentatit tek lulishtja në rreth rrotullimin e Komunës së Parisit.
Në një deklaratë të dhënë në polici, i riu u shpreh se nuk kishte dijeni se kush e kishte qëlluar me armë zjarr.
“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, shprehet ai.
Lini një Përgjigje