
32-vjeçarja shqiptare Ujeza Kurmekaj ka dalë para gjykatës angleze pasi akuzohet për përfshirje në trafik njerëzish.
Avokati i saj Oliver Snodin tha se nuk kishte asnjë përkthyes shqiptar.
Gjykatësi Nigel Daly u shpreh se nëse ajo nuk mund të kuptojë siç duhet se çfarë po ndodh, sigurisht që nuk mund të dënohet.
Në gjykatën e magjistraturës në shtator, ajo u përball me akuza për bashkëpunim me të tjerët për të dërguar ilegalisht njerëz në MB me gomone në shkelje të ligjit të emigracionit midis qershorit dhe tetorit 2022. Ajo u akuzua gjithashtu për mbajtje të 10 g kokainë dhe posedim të parave të pista.
Kurmekaj, nga Vineyard Close, Banbury konfirmoi emrin e saj kur u shfaq para gjykatësit Daly të premten.
Gjyqtari Daly caktoi përkohësisht që gjykimi të nisë më 28 shkurt, ndërsa çështja pritet të zgjasë tre ditë.
Të pandehurës i është caktuar masa e paraburgimit për t’u kthyer në gjykatë më 3 nëntor.
Lini një Përgjigje