TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2023, 09:21

Sherr dhe përplasje me armë mes shqiptarëve dhe grekërve në një klub nate në Volos, raportohet për të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr dhe përplasje me armë mes shqiptarëve dhe grekërve

Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas orës 02:00 të së dielës, 15 tetor, në një lokal nate në Volos, kur dy shqiptarë u grindën me klientët e tjerë dhe u përplasën fizikisht, por më pas filluan të qëllojnë në ajër.

Klientët e tmerruar u përpoqën të mbuloheshin ku të mundnin dhe njoftuan Policinë, shkruan Protothema.gr. 

Dy autorët janë larguar, por janë ndjekur nga gjashtë pronarë dyqanesh në zonë, të cilët i kanë arritur dhe dyshohet se i kanë rrahur.

Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar pistoletën si dhe ka vazhduar me arrestimin e tetë personave të përfshirë në ngjarje.

Të gjithë u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Volos me akuzën e prishjes së qetësisë, shkeljes së ligjit për armët dhe lëndimit trupor, sipas rastit.

Lini një Përgjigje