TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2024, 10:22

Armë dhe municion, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga Shkodra; emër i njohur për policinë

Shkruar nga Pamfleti

Armë dhe municion, arrestohet në Vorë 43-vjeçari nga

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Blerim Gjeta, banues në Shkodër u kap në Vorë pasi në automjet iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, krëhër dhe municion luftarak.

Sipas policisë, 43-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

"Seksioni i Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 7, në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, finalizoi operacionin e koduar “Van”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi B. Gj., 43-vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë për vepra penale kundër jetës dhe personit, që qarkullonte me automjet i armatosur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me krëhër e municion luftarak, që 43-vjeçari posedonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje