TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2024, 09:05

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia 'blindon' zonën

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, policia

Ekspertë të grupit hetimor kanë rrethuar banesën e gjyqtarit të Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Tonin Sterkaj, ku rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm është hedhur një sasi tritoli.

Banesa në lagjen "Tom Kola" është rrethuar me shirit dhe pas mbledhjes së provave materiale një element i rëndësishëm për hetimet është dhe dëshmia e gjyqtarit apo dhe  e familjarëve të tij.

"Rreth orës 03:13, në lagjen "Tom Kola", Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë  o vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor  po vijon veprimet në vendngjarje për  sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve."-njoftoi policia. 

 

Lini një Përgjigje