TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2024, 07:54

Ngjarje e rëndë në Shkodër, i vihet tritol banesës së gjyqtarit Tonin Sterkaj

Shkruar nga Pamfleti
Ngjarje e rëndë në Shkodër, i vihet tritol banesës
Banesa e gjyqtarit të Gjykatës së Shkodrës, Tonin Sterkaj

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00.  Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sterkaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Policia thotë se lënda plasëse ishte vendosur tek porta e oborrit të banesës.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

"Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve."-njofton policia.

tritol tonin sterkaj

Lini një Përgjigje