TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Prill 2024, 14:24

I shpallur në kërkim për trafik droge, 47-vjeçari arrestohet në Morinë

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për trafik droge, 47-vjeçari

Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare në Morinë. Ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest me burg” për trafik të lëndëve narkotike.  

"Në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, strukturat e DVP Kukës në bashkëpunim me Prokurorinë, DVKM Kukës dhe Policisë e Kosovës, në hyrje të PKK Morinë, ndaluan shtetasin A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë Kukës ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Korridori”, që goditi tentativën për të trafikuar 32.7 lëndë narkotike kanabis, drejt Kosovës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

morine

Lini një Përgjigje