
Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në afërsi të kthesës së Bulos.
Mësohet se në atë zonë, një automjet tip “Mercdes Benz” është përplasur me një mjet tip “Ford Fiesta”. Përplasja mes tyre ka qenë e fortë duke sjellë dëme të shumta materiale në pjesën e përparme të të dy mjeteve.
Dyshohet se automjeti tip “Benz” ka qenë duke lëvizur përtej shpejtësisë së lejuar në këtë zonë gjë që dyshohet se dhe ka shkaktuar aksidentin.
Mësohet se nga përplasja ka persona të plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.
Lini një Përgjigje