TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 15:55

“Më është larguar nga banesa”, 36-vjeçarja denoncon humbjen e vajzës

Shkruar nga Pamfleti

“Më është larguar nga banesa”, 36-vjeçarja

Një 36-vjeçare nga Durrësi ka denoncuar në policinë humbjen e vajzës së saj.

Shtetasja G. I., 36 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, ka denoncuar në policinë lokale largimin nga banesa të vajzës së saj.

“Është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja F. I. Po punohet për gjetjen e saj”, bëri me dije policia vendore, por pa dhënë detaje të hollësishme mbi rrethanat, shkaqet apo deri dhe moshën e saj. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit, për veprime të mëtejshme, teksa po punohet për ta lokalizuar vajzën e humbur duke pyetur tek shoqëria e saj apo nëpërmjet edhe informacioneve të tjera, sikurse rrjetit social.

Lini një Përgjigje