TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 11:52

Dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Gjovalin Prendit, gjendet e djegur një makinë në Fushë Gjormë

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se u përdor në atentatin ndaj Gjovalin Prendit, gjendet e

Gjendet i djegur mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët e vrasjes së babait të Roan Brahimit, Gjovalin Prendi në Lezhë.

Mjeti, i shkrumbuar totalisht, është gjetur në afërsi të fshatit Fushë Gjorm në Lezhë.

Mjeti është gjetur rreth 300 metra larg autostradës pranë një kanali. Ekspertet e krimeve po ekzaminojnë mjetin e djegur për të zbardhur ndonjë detaj nga kjo ngjarje e rëndë.

Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.

Sipas burimeve automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.

Autorët kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.

 

Lini një Përgjigje