TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 10:04

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, shoqërohen në polici disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Ekzekutimi i babait të Roan Brahimit, shoqërohen në polici disa

Një atentat me viktimë 64-vjeçarin Gjovalin Prendi ka tronditur Lezhën mbrëmjen e djeshme.

Bëhet e ditur se disa persona janë shoqëruar në polici lidhur me këtë ngjarje, por nuk dihet nëse këto janë persona në dijeni apo të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjet e viktimës dhe faktin se ai ndodhej në lokal në atë moment. Policia ka kryer kontrolle në zona të ndryshme të Milotit, përfshirë banesat e disa personave me të cilët djali i ndjerë i viktimës kishte pasur përplasje, por pa arritur të identifikojë autorët.

Pista kryesore e hetimit mbetet ajo e hakmarrjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshohet se vrasja lidhet me të kaluarën kriminale të të birit të viktimës, Roan Brahimi, i ekzekutuar 1 vit më parë në Athinë në sytë e fëmijës dhe gruas së tij. Ai dyshohet se ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.

Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

 

Lini një Përgjigje