Shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.
Policia e Tiranës nuk ka ende një pistë konkrete për atentatit me 4 të plagosur që ndodhi në Lundër mbrëmjen e të enjtes.
Hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv.Burime thonë se objektivi i atentatorëve ka qenë një grua e një personi me precedentë të theksuar kriminal.
Shënjestër e atentatit nuk kanë qenë familjarët e “Pelikani Security”, por në të vërtetë plumbat ishin nisur për gruan e Roan Brahimit, babai i të cilit u eliminua ditën e djeshme në Lezhë, vetëm 45 minuta përpara se të ndodhte atentati ndaj 4 të rinjve.
Ky version bëhet edhe më i mundshëm për faktin se të plagosurit janë të gjithë persona pa precedentë penalë. Në deklarimet e tyre për policinë, edhe pse të shtruar në spital, 34-vjeçari Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullaj kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.
Nga breshëria e plumbave - Policia ka gjetur në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja - të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy të miturit, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe 11-vjeçari Dior Demiraj.
Pasi është qëlluar në drejtim të tij, shoferi i mjetit, 34-vjeçari Stafa, ka kryer manovra me makinën për t’i shpëtuar plumbave, por është përplasur me një mjet tjetër në lëvizje.
Adoleshenti Kian Mullaj studionte në Londër dhe kishte 3 ditë që ishte kthyer në Shqipëri për pashkët. 17-vjeçari Marko Demiraj është transferuar në spital privat ndërsa 11-vjeçari vijon të qëndrojë në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plagë në kraharor. 11-vjeçari dhe 19-vjeçari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por vijojnë të mbeten në rrezik për jetën. Ndërsa gjendja e shoferit, Arens Safa vlerësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Kush ishte Roan Brahimi i vrarë në Greqi, njihej si kundërshtar i Ervis Martinajt?
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbrëmjen e djeshme (17 Prill 2025) në fshatin Pllanë të Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit në pronësi të viktimës, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Milot, në afërsi të Urës së Matit.
Bëhet me dije se autorët udhëtonin me një mjet tip “Porche". Ata kanë ndaluar para lokalit të viktimës dhe njëri prej tyre ka zbritur duke qëlluar me breshëri, çka ka sjellë vdekjen e menjëhershme të 64-vjeçarit. Policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmët e tyre.
Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai i Roan Brahimit, të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentar mafioz në Athinë, ngjarje e cila vijon të jetë e pazbardhur.
Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një vit më parë në Greqi, në sy të gruas dhe djalit.
Sa i përket ekzekutimit të tij në Greqi, dyshimet ishin se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike partneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32-vjeçarin.
Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët, ndërsa njihej si armik i Ervis Martinajt.
Atentati ndaj mikut të tij të dikurshëm, Ylli Brahimi në Milot, ku mbeti i vdekur Klisman Peçi, e largoi atë nga Shqipëria duke u strehuar në Emiratet e bashkuara. Por, kundërshtarët e gjetën në një lagje në Athinë, ku kishte shkuar për të festuar Pashkën dhe në një atentat mafioz, dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje. Në momentin e ngjarjes, pranë tij ndodhej partnerja dhe djali i tyre i mitur.
Pistat e hetimit janë fokusuar në hakmarrje, pasi 32-vjeçari që njihej edhe me emrin Sidorel Prendi dhe kishte precedent të rrezikshëm kriminal në Shqipëri. Përplasjet e armatosura datojnë që në 2014, kur në një atentat vriten 2 kushërinjtë e tij, Klodian Ndreca e Taulant Prendi dhe u plagos Aurel Prendi.
Në 2020, në lokalin e babait të tij, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri, por pa lënduar askënd.
Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre. Nisur nga këto informacione, Roan Brahimi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy të tjerëve, më 17 korrik 2022, si edhe për ngjarjen e 5 ditëve më vonë, ku u tentua të eliminohej miku i tij i dikurshëm, Ylli Brahimi, por u vra Klisman Preçi.
Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar. Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën.
Lini një Përgjigje