
Detaje të reja nga vrasja e babait të Roan Brahimit, zbulohet ku u pozcionuan autorët dhe rruga që përdorën për t'u larguar.
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e babait të Roan Brahimit i cili u ekzekutua mga rivalët vitin e kaluar në Greqi.
Viktima Gjovalin Prendi dyshohet të jetë qëlluar nga ana e majtë e lokalit, ashtu siç bën me dije grupi hetimor.
Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur dy autorët kane ardhur nga aksi rrugor i vjetër duke dalë në pjesën anësore të biznesit familjar ku kanë qëlluar dhe Prendin.
Më pas në një moment është fiksuar nga kamerat një veturë e autorëve e cila është larguar pas atentatit drejt Urës së Milotit.
Dyshohet se kanë qrenë 4 autorë, të cilët kanë lëvizur me automjet tip Porche. Dy prej tyre të maskuar kanë dalë nga makina ndërsa njëri ka qëlluar me breshëri plumbash në distancë të afërt.
Në momentin e ngjarjes, Prendi ka qenë në tavolinë me një person tjetër, por fatmirësisht ky i fundit nuk ka marrë lëndime. Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje deri më tani mbi 10 persona.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes, pasi djali i viktimës Roan Brahimi, i cili u vra në maj të vitit 2024 në Greqi, është përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Lini një Përgjigje