
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin ndaj katër të rinjve mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku dyshohet se në shënjestër ka qenë gruaja e Roan Brahimit, babai i të cili u ekzekutua në Lezhë rreth 45 minuta para ngjarjes në kryeqytet.
Burime bëjnë me dije se gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëjtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër, ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë, 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të Pelikani Security), si edhe shoku i tyre Kian Mullahi, 19-vjeç dhe shoferi i familjes Demiraj, Arenc Stafa, 34 vjeç.
Po ashtu kjo e fundit përdor makinë “G Class”, e njëjtë me ate që udhëtonin të plagosurit.
Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, rreth 45 minuta para atentatit në Tiranë.
Hetuesit kanë dyshime që autorët mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën “G-Class” të saj dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.
Gruaja e Roan Brahimit ishte në automjet me bashkëshortin e saj, Roan Brahimi kur persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash 32-vjeçarin duke i marrë jetën. Atentati ndaj të riut ndodhi më 9 Maj në Athinë në sy të fëmijës së tyre të mitur.
Gruaja e Roan Brahimit
Nje vit me pare persona të panjohur me motor qëlluan për vdekje shqiptarin, i cili ishte në makinë me gruan e tij, e cila u plagos lehtë.
Makina është ndalur në kryqëzimin e rrugëve Messolongiou dhe Tsaldari. Fëmija shtatë vjeçar i çiftit, i cili po luante në shesh me gjyshen, ka parë me sytë e tij vrasjen e të atit, sipas dëshmitarëve okularë.
Ekzekutorët raportohet se vëzhgonin çdo lëvizje të familjes së viktimës, ndërsa, mesa duket, kanë ruajtur një vend parkimi për Roan Brahimin për ta futur në kurth.
Autorët kanë parë shënjestrën e tyre duke mbërritur dhe më pas, kanë ndezur motorin duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Në këtë mënyrë vrasësit kanë lënë të lirë një vend parkimi që do të shërbente si “karrem” për 32-vjeçarin, i cili parkoi automjetin aty duke pritur për të marrë fëmijën.
Ekzekutorët qarkulluan me motor rreth sheshit dhe u kthyen sërish në vendngjarje, ku njëri prej tyre qëlloi viktimën pa u shqetësuar për kalimtarët, sipas MEGA që ka rindërtur me video dinamikën e krimit.
Dy autorët mbajnë skafanda të errëta që mbulojnë tiparet e tyre. Ata qëndrojnë pranë derës së shoferit dhe qëllojnë.
Dy plumba i morën jetën të riut. Gruaja e tij fillimisht humbi fillimisht ndjenjat dhe kur i erdhi vetëdija, zbriti nga sedilja e pasagjerit e gjakosur.
Lini një Përgjigje