
Ditën e sotme në Gjykatën e Fierit janë paraqitur dy nipërit e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, Ledjan dhe Klaudio Kapllanaj si dhe Gerald Kollçaku, i përfshirë në përplasjen e ndodhur me agjentët e BKH pak ditë më parë.
Ndaj tre të arrestuarve, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Në dëshminë e tyre ata kanë deklaruar se nuk e dinin që personin ishin agjentë të BKH-së, sepse nëse do ta dinin, nuk do të reagonin në atë mënyrë.
Trupi gjykues përbëhet nga avokat Niko Bega, gjyqtar Alfred Konomi dhe prokuror Petrit Vukaj, ndërsa mbi të tre këta shtetas rëndon akuza “ Goditja për shkak të detyrës”.
Kujtojmë se zyrtarët e BKH dhe Operacionales, gjatë kohës që ishin duke kryer veprime, janë filmuar nga shtetasi Orjan Isufaj, i cili është edhe drejtor i kompanisë së vëllait të Agron Kapllanajt.
Pas filmimit, ata janë larguar nga vendi ku ishin pozicionuar.
“Rreth 30 minuta më pas, gjatë kohës që ishin duke qëndruar në mjetin e tyre në një vend tjetër, në anë të rrugës publike pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Parkut”, të qytetit të Fierit, u janë afruar tre automjete nga kanë zbritur disa persona, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë, pavarësisht prezantimit të këtyre të fundit”, njoftoi prokuroria.
Lini një Përgjigje