TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Prill 2025, 16:10

Sherr në varrezat e qytetit, babë e bir përfundojnë në spital; arrestohet 37-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në varrezat e qytetit, babë e bir përfundojnë në

Një 37-vjeçar u arrestua nga policia pas një sherri të dhunshëm që ndodhi në varrezat e qytetit.

Policia njoftoi se pas një përleshjeje mes tre personave me lidhje familjare mes tyre, kanë mbetur të plagosur dhe po mjekohen në spital 2 prej tyre, që janë babë e bir.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Durës arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 37 vjeç, pasi dje (17 prill), në varrezat e qytetit, dyshohet se ka goditur me send të fortë, për motive të dobëta, shtetasit R. Ç., 76 vjeç dhe O. Ç., 41 vjeç (babë e bir), familjarë të tij. Shtetasit e dëmtuar u dërguan në spital, për mjekim”, bëri me dije policia vendore.

Lini një Përgjigje