TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 09:16

500 euro për person/ Po transportonin 12 emigrantë, arrestohen dy persona në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

500 euro për person/ Po transportonin 12 emigrantë, arrestohen dy

Dy persona janë ndaluar pasi kishin mbushur makinat plot me emigrantë me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

Ndalimi i tyre u bë në aksin rrugor “Milot-Lezhë.

Në automjetet tip "Benz" dhe tip "Volkswagen", me drejtues shtetasit Kujtim Ukaj dhe Edmir Jaho u zbuluan 12 emigrantë nga vendet e treta.

Transportimi do të bëhej me 500 euro personin.

Operacioni i koduar “Bllokada” u ndërmor nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Njësisë Operacionale, të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Trasnsporti i emigrantëve për kalim ilegal të kufirit është kthyer tashmë në një fenomen të cilën policia po e lufton.

Lini një Përgjigje