TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 19:24

U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë, ndërron jetë në spital 79-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

U përplas nga makina teksa lëvizte me biçikletë,

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një makinë ka përplasur një 79-vjeçar, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Sipas informacioneve, një makinë tip "Benz" ka përplasur 79 vjeçarin Muhamet Allisha, me biçikletë përballë katedrales së qytetit.
79-vjeçari u dërgua me ambulancë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe si rezultat ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit mësohet se është shoqëruar në komisarit ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

"Sot rreth orës 16:15, në bulevard "Republika", Korçë, automjeti tip "Benz", me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar biçiklistin M. A., rreth 79 vjeç, banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale", njofton policia.

korçë vdes 79-vjeçari

Lini një Përgjigje