
Autoritetet kolumbiane kanë zbuluar të tjera detaje në lidhje me arrestimin e Besnik Nikollit, i njohur si El Gordo dhe i kërkuar në 180 shtete.
Pak ditë para se të arrestohej ai ka zhvilluar një takim me gjashtë të shumë kërkuar të tjerë të konsideruar dhe si koka të shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Në samit thuhet se është diskutuar për eliminimin e shitësve të tjerë e për të marrë më pas më shumë pushtet në blerjen e drokës në Kolumbi e shpërndarjen më tej në Francë, Shqipëri Holandë dhe në Gjermani.
Përmes agjentëve të infiltruar është bërë e mundur identifikimi i personave, ndërsa janë gjurmuar për vendndodhjen e tyre pas takimit.
Po ashtu, bisedimet në samit mes gjashtë të konsideruarve koka të organizatave kriminale zgjatën për tre ditë.
El Gordo është filmuar përmes dronit teksa ka festuar suksesin në një lokal në Santa Marta pas takimit e më tej edhe në ballkonin e banesës pak para se të arrestohej.
Një tjetër shqiptar, Mario Ajazi, fillimisht i ka shpëtuar prangave por u zbulua nga postimet që bënte e dashura e tij në rrjetet sociale pasi ishte shpërngulur në një tjetër zonën.
I njohur edhe me emrin Lirio Ajazi dyshohet se ishte përgjegjës për koordinimin e lëvizjes së drogës nga Kolumbia përmes kontejnerëve në Valle del Cauca dhe Nariño.
Ndërkaq, bëhet e ditur se u ndaluan dhe katër shtetas të tjerë që do të bashkëpunonin me shqiptarët. /Ora News
Lini një Përgjigje