TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 14:25

Plagosi efektivin e "Shqiponjave", zbardhet dëshmia e gruas së 42-vjeçarit: Ishte jashtë banese kur policia nisi kontrollin

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi efektivin e "Shqiponjave", zbardhet dëshmia e gruas

Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së 42-vjeçarit Klered Bozhanaj në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i saj, i cili plagosi një efektiv të "Shqiponjave".

Në dëshminë e saj ajo tregon se burri i saj i kishte dhënë disa lekë djalit të tyre për të blerë fara dhe po e priste jashtë banese. Pas kontrolleve të ushtruara nga disa policë, bashkëshorti i saj ishte futur mes pallateve dhe se nuk kishte marrë vesh gjë për të, edhe pse kishin kaluar disa orë. Ajo u shpreh mes të tjerash se në lagje kishte dëgjuar zhurma, pa dhënë detaje se për çfarë zhurmash bëhet fjalë.

Pa dhënë shumë detaje, ajo ka sqaruar se kishte nisur kërkimet në lagje bashkë me vjehrrin e saj për të mësuar se ku ndodhej 42-vjeçari. Bashkëshortja e tij sqaroi se nuk kishte dijeni se ku ishte bashkëshorti i saj dhe se nuk kishte folur me të, pasi nuk përgjigjej në telefon.

deshmi bashkeshortja klered bozhanaj

Lini një Përgjigje