TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 12:22

Tentuan të fusnin në Shqipëri tullumbace me azot, arrestohen disa persona

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të fusnin në Shqipëri tullumbace me azot, arrestohen disa

Policia ka ndaluar disa persona të përfshirë në futjen e paligjshme të tullumbaces me azot në vendin tonë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se policia ka ndaluar disa persona që tentuan të fusnin në Shqipëri disa tullumbace me azot.

Sipas Ballës, kjo substancë është e rrezikshme dhe do të ketë konsultim me ekspertë të fushës për të parë si do veprohet me të.

Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve”-shprehet Balla.

Tullumbacja me azot shiten lirisht në lokale të ndryshme të vendit.

Lini një Përgjigje