TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 11:26

U kapën në një plantacion kanabisi, arrestohet shqiptari në Spanjë; shpallet në kërkim shoku

Shkruar nga Pamfleti

U kapën në një plantacion kanabisi, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi u kapën në një parcelë kanabisi.

Autoritetet policore në Spanjë zhvilluan një operacion antidrogë pranë Katalunjës, në Pallars Jussà.

Pas hetimeve, efektivët e policisë kanë zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve, të cilët tentuan të arratisen pasi u pikasën nga autoritetet.

Mësohet se pas mobilizimit të policisë spanjolle njëri prej tyre u arrestua, ndërsa shtetasi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim.

shqiptaret arrestim kanabis

Lini një Përgjigje