
Klered Bozhanaj, 42-vjeçari i arrestuar për tentativën e vrasjes së punonjësit të policisë, Edlir Alleshi është ripyetur sërish këtë të premte nga hetuesit.
Deklaratat e tij për policinë kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Kur është pyetur për rrethanat dhe motovin e ngjarjes, ai ka thënë: "Jam komandant i Pentagonit". Ngjarja është referuar në prokurori për vrasje e punonjësit të policisë e mbetur në tentativë. 42-veçari u arrestua 24 orë pasi plagosi punonjësin e forcave Shqiponja. Ai u arrestua teksa po futej në banesën e tij në zonën e Kinostudios.
Një grup efektivësh që e mbanin nën vëzhgim banesën, ndërhynë sapo Bozhanaj ishte duke u veshur, ndërsa armën tip pistoletë e kishte me fishekë në gojë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë krimit.
Burimet e policisë konfirmuan se pas sulmit ndaj efektivit Edlir Alleshi, se 42-vjeçari është në gjendje të rënduar psikologjike. Ai mësohet se është kthyer nga Italia në gusht të këtij viti dhe sipas dëshmive nga të afërmit, ka shfaqur probleme psikologjike.
Lini një Përgjigje