Publikohet fotoja e personit që mbeti i vrarë sot në Shkodër. Valter Fierza u qëllua pranë banesës së tij me armë zjarri, teksa policia ka nisur kontrollet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i ri.
Sipas burimeve dyshohet se shkak ka qenë një konflikt i çastit i ndodhur në lokalin e fshatit.
"Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Lini një Përgjigje