TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2023, 22:17

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet 33-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i ri, ndërsa viktima është Valter Fierza, 33 vjeç.

Sipas burimeve ai është qëlluar pranë makinës së tij, shumë afër banesës. Kanë qenë familjarët që e gjetën të pajetë dhe më pas njoftuan policinë.

Nga të dhënat paraprake flitet se krimi ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Ai është konfliktuar me një të ri tjetër në lokalin e fshatit. Mirëpo teksa ishte nisur për të shkuar për në shtëpi, është qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur. Ai nuk figuron si person me precedent, ndërkohë që vijojnë hetimet.

"Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Mësohet se policia po merr në pyetje familjarët nëse kanë hasmëri dhe kush ishte personi me të cilin pati konflikt. Dyshohet se i pranishëm në lokal ka qenë dhe vëllai i tij. Po ashtu, po kryhen kontrolle në banesat përreth me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

 

Lini një Përgjigje