
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i 42-vjeçarit, Klered Bozhani, i cili plagosi me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.
Mësohet se gjatë momentit të arrestimit, 42-vjeçari ka bërë rezistencë ndaj efektivëve por më pas është neutralizuar dhe është vendosur në pranga. Bozhanaj ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike kur është arrestuar teksa po hynte në banesë në sy të familjes. Policia i ka sekuestruar dhe armën e krimit si dhe i ka gjetur një sasi kanabisi.
Saka, për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie.
Ai mësohet se është kthyer nga Italia në gusht të këtij viti, dhe sipas dëshmive nga të afërmit, ka shfaqur probleme psikologjike. Duket se pikërisht për shkak të kësaj gjendje, 42-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë për plagosjen e policit me dy plumba në bark, ndërkohë që pritet të merret në pyetje edhe ditën e premte.

"Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme. Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:
Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje