
Prokuroria ka mbyllur dosjen për vrasjen e Martin Çeços. Sipas akuzës i riu u nxor nga banesa nga vajza me të cilën kërkonte të kishte lidhje. Ndërsa i dashuri i saj dhe dy të tjerë e vranë.
I riu u mbyt me litarin e barit e më pas u hodh në rezervar. Ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie pasi i riu kërkonte të kishte një lidhje me vajzën 19 vjeçare Martina Pajollari banore e fshatit Marjan.
Por për të interesohej Valter Mollaj, i cili duke deklaruar se e kishte të dashur i kërkonte viktimës t’i qëndronte larg.
Për 19-vjeçarin Pajollari, Valter Mollaj, djalin e xhaxhait të këtij të fundit Edlirin dhe çobanin e lopëve të Valterit, Bleti Angjo, të cilët janë aktualisht në masën e arrestit dhe ndaj tyre rëndon akuza e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Lini një Përgjigje