TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2023, 14:07

Goditen dy grupe kriminale në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

Goditen dy grupe kriminale në Itali, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane ka goditur dy grupe kriminale, njëri i përbërë nga marokenë dhe tjetri nga shqiptarë. Ata merreshin me shpërndarjen e drogës në territorin Umbrian.

Policia ka sekuestruar sasi të konsiderueshme marijuane, hashashi kokaine.

Në pranga kanë rënë 9 persona të huaj dhe 1 italian. Hetimet e nisura vitin e kaluar, u kryen me përgjime telefonike dhe mjedisore dhe me përdorimin e sistemeve të lokalizimit satelitor, të cilat së bashku me ndjekjen, vëzhgimin dhe ndjekjen më tradicionale çuan në zbërthimin e organizatave.

Mediet italiane shkruajnë se dy marokenë kishin kontakte me  furnitorë shqiptarë nga zona e Ravenës.

Sipas policisë financiare, ata e blinin drogën prej shqiptarëve, e cila më pas shitej përmes rrjetit të tyre në Perugia, duke përdorur si bazë logjistike një lokal në zonën Ponte San Giovanni, pronarët e të cilit nuk kanë lidhje me faktet.

Gjatë hetimeve u dokumentuan 57 episode të shpërndarjes së drogës, me arrestimin flagrant të një personi dhe sekuestrimin e përgjithshëm të rreth 25 kilogramëve marijuanë, hashash dhe kokainë, si dhe mjete të përdorura për prerjen dhe paketimin e dozave të vetme.

Lini një Përgjigje