TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2023, 10:07

Plagosi efektivin, policia në kontakt me familjarët që Klered Bozhani të dorëzohet

Shkruar nga Pamfleti

Plagosi efektivin, policia në kontakt me familjarët që Klered
 
Policia ka vijuar kontrollet për kapjen e autorit, Klered Bozhani, i dyshuar për plagosjen e efektivit Edlir Alleshi, përgjatë gjithë orëve të natës.

Raportohet se kontrolle janë kryer gjithandej nëpër Tiranë nëpër zona, shtëpi të braktisura, magazina, por asnjë gjurmë nuk është zbuluar deri tani.

Policia ka punuar me familjarët për një tentativë për t'u vetëdorëzuar, por deri tani nuk është arritur asgjë.

Familjarët kanë qenë shumë bashkëpunues, kanë treguar disa vende ku mund të fshihej, por pasi i kanë kontrolluar nuk ka rezultuar të jetë aty.

Sipas informacioneve, autori është trup shumë i dobët, rreth 180 cm. Në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë Bozhanaj ka qenë i veshur me tuta dhe bluzë gri, kapele të zezë. 

Policia e Tiranës vendosi shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit të plagosjes, teksa iu apelon qytetarëve të bëjnë kujdes pasi është i armatosur.

Lini një Përgjigje