
Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve një furgon i linjës Lezhë-Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar rrugën.
Gruaja u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Gjatë ditës së sotme, janë raportuar dy aksidente të tjera në Lezhë ku u përfshinë dy makina dhe një kamper. Dy vajza mbetën të plagosura, ndërsa një makinë përplasi një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.
Lini një Përgjigje