TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2023, 15:12

42-vjeçari që plagosi efektivin mbetet në arrati, policia kontrolle në 4 qytete

Shkruar nga Pamfleti

42-vjeçari që plagosi efektivin mbetet në arrati, policia

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e 42-vjeçarit që plagosi me armë zjarri punonjësin e forcave "Shqiponja".

Sipas informacioneve, policia i ka shtrirë kërkimet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë. Në bazë të kontakteve me familjarët, policia ka përcaktuar disa zona ku Klered Bozhanajn, ka të afërm dhe mund të ketë shtuar.

Ndërkohë u bëhet thirrje qytetarëve që të telefonojnë policinë nëse shohin dhe jepen 20 mijë euro për këdo që jep informacion për kapjen e tij.

Gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ka vijuar kërkimi intensiv për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur në rrugën "Hysen Xhura", shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili tentoi të vriste me armë zjarri punonjësin e Policisë. Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar dhjetëra banesa në qytetet Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Vlorë dhe do të vijojnë kontrollet intesive, deri në kapjen e tij.  

DVP Tiranë falënderon qytetarët, për informacionet e dhëna deri tani, të cilat janë duke u verifikuar nga Policia. Policia kërkon vijimin e bashkëpunimit, duke ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm, që do të çojë në kapjen e tij.  Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje