TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Shtator 2023, 16:29

“Most wanted”, për herë të parë një vajzë shqiptare arrestohet në Londër

Shkruar nga Pamfleti

“Most wanted”, për herë të parë një

Në vitet e fundit janë me qindra shqiptarë të arrestuar në Angli me qëllim ekstradimin e tyre drejt Tiranës, si të kërkuar nga drejtësia shqiptare.

Por për herë të parë, si e kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli një vajzë. Sipas dokumenteve nga gjykata e ekstradimeve në Londër, raportohet se skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, pas një urdhër arresti nga Shqipëria ka arrestuar Lirie Delishin.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banim në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu.

Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj.

Delishi është duke i zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit e  lënë e lirë me kusht. Seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në  16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court përpara gjykatësit DJ Zani.

angli arrestohet

Lini një Përgjigje