TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 09:05

Aksident në Bulqizë, "Benzi" përplaset me furgonin; një i lënduar

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Bulqizë, "Benzi" përplaset me furgonin;

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë.

Mësohet se një automjet tip "Benz" është përplasur një mjet tip furgon. Si pasojë e përplasjes është lënduar një person i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

"Rreth orës 07.50, aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, janë përfshirë në një aksident automjeti tip furgon me drejtues shtetasin B.D., me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin A.F.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur i lënduar vetëm shtetasi B.D., i cili po marr ndihmë mjekësore në spital", njoftoi policia.

aksident i lenduar bulqize

Lini një Përgjigje