TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Shtator 2023, 11:21

Zhvatnin të huajt përmes bursave fiktive, arrestohen dy administratorët e Call Centerit në Tiranë; sekustrohen mijëra euro

Shkruar nga Pamfleti

Zhvatnin të huajt përmes bursave fiktive, arrestohen dy

Ata kishin punësuar rreth 60 persona, të cilët  telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Momentum” janë vënë në pranga 2 të rinj, konkretisht 27-vjeçari me iniciale B.K. dhe 25-vjeçari me iniciale M.K. si dhe janë shpallur në kërkim 51-vjeçari J.K. dhe 32-vjeçari E.K.

Këta 4 persona kishin në administrim një subjekt Call Center në Rrugën e Zallit në të cilin ishin punësuar rreth 60 punonjës, të cilët së bashku me administratorët telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 Euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. 

"Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Momentum”.  

Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihet në pranga 2 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë, të katërt admininstratorë të një subjekti call center.       

Sekuestrohen 68 000 euro, njësi kompjuterike, celularë, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.    

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Momentum".   

Si rezultat i këtij operacioni:

-  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. K., 27 vjeç, dhe M. K., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë;

- u shpallën në kërkim shtetasit J. K., 51 vjeçe, dhe E. K., 32 vjeç.   

Këta 4 shtetas kishin në administrim një call center në Rrugën e Zallit, në të cilin ishin të punësuar rreth 60 punonjës, të cilët, së bashku me administratorët, telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.  

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 000 euro, njësi kompjuterike, aparate celulare, tabletë, mandate pagesash dhe blloqe me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale."-njofton policia.

Lini një Përgjigje