
Një berber ka bërë të mundur arrestimin e 42-vjeçarit që plagosi me armë efektivin e “Shqiponjave”.
Berberi me iniciale B.A, i cili qethi paraditen e së mërkurës Klered Bozhanaj pasi iu vunë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë nga policia, ishte i pari që tregoi identitetin e 42-vjeçarit. Ai u tha hetuesve se personi që shihet duke ikur me vrap është Keli, të cilin e kishte qethur paradite dhe ishte me një njëjtat rroba.
"Paraditen e 20 shtatorit Keli ka shkuar në dyqanin e tij. Në vijim të deklarimit ka sqaruar se Kleredi ka qenë i veshur me pantallona të shkurtra në ngjyrë gri, bluze me mëngë të shkurtra ngjyrë kafe dhe në kokë mbante një kapele të zeze. Në berberhanë Kleredi ka qenë për tu qethur ku pasi ka përfunduar është larguar se bashku me djalin e tij. Gjatë dhënies së deklarimit është njohur me pamjet filmike të mara në vendin e ngjarjes ku i dyshuari është duke larguar me vrap.
Pasi ka parë pamjet filmike të vënë në dispozicion nga ana e policisë ka shpjeguar se personi që shfaqet duke u larguar me vrap është Keli të cilin e kishte qethur paradite ne berberhanen e tij dhe në këtë video ai kishte të njëjtat rroba si ato që kishte pasur në momentin kur ishte qethur", thuhet në dosje.
Lini një Përgjigje