TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 08:38

Ndihmoi një person të shpallur në kërkim të kalonte kufirin, arrestohet polici i Portit të Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Ndihmoi një person të shpallur në kërkim të kalonte

Një oficer policie, me detyrë inspektor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, është ndaluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Gledis Lushi, dyshohet se më 17 shtator, ka lejuar daljen jashtë shtetit të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale.

"Ndalimi i Gledis Lushit u krye pasi dyshohet se në datë 17.09.2023 ka lejuar daljen jashtë shtetit nga  të një shtetasi të shpallur në kërkim për disa vepra penale", informoi sot AMP.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

 

Lini një Përgjigje