TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 11:37

Krim në familje në Tiranë, gruaja shtatzënë godet me thikë burrin

Shkruar nga Pamfleti

Krim në familje në Tiranë, gruaja shtatzënë godet me

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e Kombinatit, ku bashkëjetuesja ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Mësohet se fillimisht gruaja është konfliktuar me burrin për motive të dobëta dhe më pas e ka qëlluar me thikën e bukës burrin, ky i fundit është transportuar në spital dhe pas ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrezikut.

Ndërsa policia ka shoqëruar në komisariatin nr.6 autoren e krimit ku edhe i ka marrë deklaratën, por nuk e kanë arrestuar sepse kishte fëmijën 1 vjeç dhe ishte edhe shtatzënë 6 muajshe dhe prokurori për këto arsye nuk ka pranuar ta arrestojnë, por të procedohet në gjendje të lirë.

Lini një Përgjigje