TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Tetor 2023, 09:11

Përfituan 217 mijë euro dhe ar nga vjedhja e kishave, arrestohen 3 shqiptarë në Greqi

Shkruar nga Pamfleti

Përfituan 217 mijë euro dhe ar nga vjedhja e kishave, arrestohen 3

Policia greke ka arrestuar tre shqiptarë pasi akuzohen për vjedhje.

Ata kanë plaçkitur dhe vjedhur 21 Kisha në ishullin Zakynthos dhe më pas u zhvendosën në Kelafoni për të vijuar vjedhjet në objektet e kultit.

Pas përdorimit të të dhënave të mbledhura nga Policia e Sigurisë së Zakynthos, rezultoi se tre shqiptarët e moshës 39, 34 dhe 27 vjeç kishin vepruar gjithashtu në Zakynthos midis 28 gushtit 2022 dhe 8 prillit 2023, ku kishin hyrë nëpër 18 Kisha dhe kishin vjedhur paratë dhe arin që ishte lënë nga besimtarët.

Policia greke tashmë ka konfiskuar mjetet që i përdornin për të vjedhur, 271.577 euro, si dhe lekët e arin nga 18 vjedhjet që kishin kryer në Kishat në zonat e Divaratës, Logaratës, Ferentinatës, Antipatës, Farsës, Dilinatës dhe Lourdatës.

Ndaj tyre është ngritur akuza e vjedhjes në bashkëpunim.

vjedhje #vrasje e shqiptareve ne greqi

Lini një Përgjigje