
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
21-vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë, në momentin kur persona të maskuar i kanë bërë pritë dhe kanë qëlluar me armë, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur.
Mësohet se i riu është dhunuar fizikisht me mjete të forta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë.
Lini një Përgjigje