TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2023, 18:50

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3 persona të plagosur (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tunelin e Kalimashit, ku për pasojë kanë vdekur 2 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur.

Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë një autobot që është përplasur me dy makina. Policia në një njoftim për mediat bën me dije se autoboti dhe një makinë tip “Ford” janë me targat e Kosovës, ndërsa po ashtu është përfshirë në aksident dhe një makinë tip “Benz” me drejtues një person nga Tropoja.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshimet janë se një prej autoveturave ka bërë parakalim të gabuar duke shkaktuar aksident zinxhir. Duke qenë se aksidenti ka ndodhur brenda tunelit, falë kamerave të policisë pritet dhe të zbardhet dinamika. Ndërkohë paraprakisht dyshohet se dy viktimat janë nga Kosova.

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3

"Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Si pasojë e aksidentit, njëri krah i tunelit ka mbetur i bllokuar deri në largimin e mjeteve.

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3

Aksident i rëndë në Tunelin e Kalimashit, 2 të vdekur dhe 3

Lini një Përgjigje