TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2023, 16:24

Shiste kanabis afër shkollave, arrestohet 30-vjeçari në Korçë; procedohet shoku

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kanabis afër shkollave, arrestohet 30-vjeçari në

Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi është kapur në flagrancë me doza të lëndës narkotike kanabis. I riu shiste afër shkollave dhe në zona të tjera në qytet.

Në kuadër të operacionit të koduar Tempulli, u arrestua 30-vjeçari Artiel Çikopana. Materialet u referuan në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. G., 28 vjeç, banues në Korçë.

“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në lagjen nr. 18, Korçë, automjetin tip “Mercedes-Benz” me drejtues shtetasin S. G. dhe pasagjer 30-vjeçarin A. Ç. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur sasi të vogla të lëndës narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në ambiente të ndryshme të banesës së shtetasit A. Ç., u gjetën një tjetër sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, 41.6 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 3 kavanoza me mbetje të lëndës së dyshuar cannabis sativa dhe një pajisje që shërbente për mbylljen me vakum të qeseve plastike me doza lënde narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

kanabis shkolla arrestim

Lini një Përgjigje