
Dy të mitur në qytetin e Shkodrës janë përfshirë në një sherr këtë të mërkurë.
Policia konfirmon se dy të miturit kanë përdorur mjete prerëse gjatë sherrit dhe si pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.
Ai është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore dhe siç thonë mjekët 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. sakaq, 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e Policisë në Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.
"Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.
Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut. Mjeti prerës është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij konflikti dhe sqarimin e rrethanave të tij."-njofton policia.
Lini një Përgjigje