TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2023, 11:14

Sherr me armë zjarri në Domje, shpallet në kërkim 26-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me armë zjarri në Domje, shpallet në kërkim

Një konflikt mes 3 personave është shoqëruar me përdorimin e armës së zjarrit në Domje të Vorës.

Policia njofton se mbrëmjen e 16 Tetorit, 26-vjeçari me iniciale L.L. gjatë konfliktit me 2 vëllezër, përkatësisht 34-vjeç dhe 29-vjeç, ka qëlluar në ajër me armë zjarri në afërsi të banesës së 2 vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe po punojnë për kapjen e 26-vjeçarit.

Lini një Përgjigje