TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2023, 17:31

Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar në Kamëz, policia në kërkim të autorit

Shkruar nga Pamfleti

Plagoset me armë zjarri një 16-vjeçar në Kamëz,

Një 16-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të Mërkure në Kamëz.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes të miturit dhe një 18-vjeçari. Ky i fundit e ka qëlluar me armë dhe është larguar. Policia e ka shpallur në kërkim, teksa i riu ndodhet në spital.

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, në Kamëz, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit A. H., 18 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 16:10, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, një 16-vjeçar. 16-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale“, njofton policia.

Lini një Përgjigje