TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Tetor 2023, 19:24

Aksidenti me dy viktima në Tunelin e Kalimashit, reagon policia: Një autobot u përplas me dy makina

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti me dy viktima në Tunelin e Kalimashit, reagon policia: Një

Policia e shteti ka dhënë detaje nga aksidenti i rënë në Tunelin e Kalimashit. Sipas saj, janë përfshirë në aksident 3 makina, teksa përveç dy viktimave ka dhe 3 të plagosur.

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip "Ford", ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim  dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, tha policia.

 

Lini një Përgjigje