
Policia ka identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi sot në Tunelin e Kalimashit. Një autobot u përplas me dy makina dhe për pasojë kanë humbur jetën 2 anëtarë të një familje kosovare.
Sipas policisë, ata kanë qenë duke udhëtuar me një mjet “Ford”, i cili duket se ka pësuar përplasje shumë të fortë me autobotin dhe një automjet tjetër “Benz” që drejtohej nga një qytetarë nga Tropoja.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.


Lini një Përgjigje