
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në “Rrugën e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, ku humbën jetën dy persona dhe 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Viktimat janë shtetas kosovarë, vëllezërit Sadik Osmani dhe Nesret Osmani.
Lajmin e ka konfirmuar edhe i biri i Sadikut, i cili ka thënë se informacione mbi varrimin e viktimave do të ndahen më vonë.
Në anën tjetër, të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në një njoftim të dytë policia sqaroi se viktimat ishin pasagjerë në një prej makinave.
“Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I.L., banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S. O., 58 vjeç, dhe N. O., 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford””, tha policia në një informacion për mediat.
Lini një Përgjigje